Inter, Lautaro Martinez, 20 ditë jashtë fushave, Calhanoglu, mesazh inkurajues: Ndjehet mungesa e tij, por nuk është vetëm ai

11/04/2026 13:08

Interi do të duhet të bëjë pa Lautaro Martinez edhe në 3 ndeshje; Como, Cagliari dhe sërish Como, kjo e fundit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Por edhe të flasësh me siguri për kthimin e argjentinasit në ndeshjen me Torinon është e parakohshme; muskuli i dëmtuar është po ai dhe pulpa dihet vështirë se kalon lehtë.

Hap pas hapi, dmth ditë pas dite. duhet pritur të paktën mesi i javës së ardhshme, për të parë nëse muskuli i sulmuesit do të reagojë nga terapitë e këtyre ditëve 

Sigurisht që mungesa e Lautaro Martinez është një goditje e fortë për Interin edhe për faktin se pengesa e parë për t’u kaluar është e lartë, ndaj Comos sa Fabregas duhet në radhë të parë kontribut nga ana e senatorëve të Interit dhe jo vetëm në aspektin teknik. Reagimi moral duhet të vijë nha liderët e tjerë të skuadrës, nga Calhanoglu e Thuram, për të vijuar me Barella, Dimarco, Dumfries dhe Acerbi.

Një mision të cilin Calhanoglu e ka marrë tashmë përsipër.

‘Kur Lautaro nuk është, ndihet mungesa e tij, si për faktin që shënin shumë dhe është gjithnjë i rrezikshëm, si për personalitetin e tij. Por në skuadër nuk është vetëm ai, ka edhe lojtarë të tjere me eksperiencë dhe karizmë’-kanë qenë fjalët e mesfushorit turk për La Repubblica

Sigurisht karizma nuk i mungoi Calhanoglu në ndeshjen me Romën. Këtë të dielë në Sinigaglia kjo duhet parë sërish. ‘Është akoma i gjallë kujtimi i titullit të humbur për 1 pikë, nuk duam që të ndodhë sërish-tha Calhanoglu-duhet të vazhdojme kështu dhe të mbyllim sa më shpejt llogaritë’

Top Channel