Real Madrid nuk kalon dot as Gironën, ngec ndaj katalanasve, buzëqesh Barcelona
Gian Piero Gasperini ka varur këpucët në gozhdë prej vitesh të tëra, por vazhdon të argëtohet me driblimet, vetëm se tani ‘viktimat’ nuk janë kundërshtarët në fushën e lojës, por gazetarët me pyetjet e tyre të sikletshme. Kështu Gasperini nis gjithçka duke analizuar fitoren 3-0 ndaj Pisas.
‘Ndeshja që në fillim u vendos në rrugën e duhur. Në Serie A nuk ka ndeshje të lehta, por mund të bëhen më pas-tha trajneri i Romës-djemtë reaguan mirë; pjesa e dytë në Milano na la një shije shumë të hidhur. Por tani jemi aty, në garë për Ligën e Kampioneve. Fjalët e Ranierit? Është më mirë të mos bëhen krahasime me Atalantën, sepse atje u bë diçka e jashtëzakonshme me të rinjtë. Kishim një skuadër që ishte kompetitive menjëherë. Me Ranierin nuk kemi pasur përplasje. Jam shumë i kënaqur për fitoren 3-0 dhe për klasifikimin. Në ditët e ardhshme do të mbështesim Atalantën dhe Interin, të shohim se çfarë do të ndodhë. Tani të shijojmë fitoren’
Trajneri Gasperini e vijoi më tej çështjen e raportit me Claudio Ranierin dhe u përgjigj me tone shakaje ndaj pyetjeve të gazetarëve.
‘Raportet me Ranierin? Nuk rrini dot eh…-ishte reagimi i parë i Gasperinit-kur largohem me dribling nuk më kap asnjë, as duke shkaktuar faull. Jam shumë i kujdesshëm ndaj paraqitjes dhe ndeshjes. Janë edhe 6 ndeshje nga fundi, është një moment delikat për të gjithë’.
Dhe në fund, Gasperini foli edhe për protagonistin absolut të ndeshjes, Donny Malen, që u transferua te Roma në merkaton e janarit
‘Malen është një lojtar me vlera-tha Gasperini-kjo kuptohej që nga karriera që ka bërë. Roli ishte pjesë vendimtare për ta bindur që të vinte te ne. Ai donte të luante qendërsulmues dhe e kishte të vështirë të gjente një skuadër që mund ta aktivizonte në atë pozicion. Na shkoi mirë të dyve, por merita më e madhe është e tij. Unë përpiqem të nxjerr më të mirën prej tyre, por meritat janë të të gjithë futbollistëve’.
Top Channel