Ekspozitë me 202 portrete, fotografët nga Vlora çelin në galeri ekspozitën “Face 202 Face në rrugë”

11/04/2026 12:27

Cifti i fotografeve Roland Harizaj dhe Eda Mollaj, nga Vlora me banim në Athinë, kanë çelur në Galerinë e Artit në Vlorë, ekspozitën “Face 202 Face në rrugë”.

Në një ceremoni modeste ata treguan se janë pikërisht 202 portrete në rrugë që zgjodhën

Përmes fotografive, ata synuan të sjellin më pranë publikut emocione, histori dhe momente të kapura spontanisht nga jeta e përditshme.

Ky zhanër fotografie, i cili deri para disa vitesh nuk ka qenë shumë i njohur për publikun shqiptar, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje dhe interes.

Ekspozita synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e këtij arti dhe të nxisë një vështrim më të thellë ndaj realitetit shoqëror.

Top Channel