Rrëfimi i Fabrizio Miccioli: Juventus më poshtëroi duke më lënë vetëm në autobus, në burg luaja në portë sepse…
Egnatia merr një lajm shumë të mirë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën shqiptare të Futbollit.
Ky institucion pranoi kërkesën e kapitenit të skuadrës rrogozhinasë, Albano Aleksi për të konvertuar pjesën e mbetur të dënimit, që do të thotë së futbollisti do të mund të kthehet në fushën e lojës nëse do të paguhet detyrimi monetar i vendosur. Kujtojmë se Albano Aleksi ishte i dënuar me 5 ndeshje pezullim në muajin mars.
Vendimi nr. 38 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF
‘Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 75 e vijues të KDE,
VENDOSI:
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia, Albano Aleksi, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”
Top Channel