Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët në Lushnjë, ku foli për investimet në bujqësi, duke u bërë thirrje fermerëve që të bashkohen pasi në këtë mënyrë do të fitojnë 30% më shumë.
Sipas kryeministrit bashkimi fermerëve do të thotë përfitime të rritura deri në 30%. Tregoi detajet e “ofertës së re për bujqësinë shqiptare një krah i rëndësishëm në GDP-n e vendit me 15%.
“Është e neveritshme se si, për hir të një lufte të verbër, as politike, por tribale, angazhohet një lugë e tërë tenxheresh për ta nxjerrë nga konteksti atë që themi. Ndërkohë që është e qartë për ata që janë fermerë, se ajo që kemi bërë ne është shumë më shumë se “jepni naftë”. Jo të gjithë e meritonin naftën dhe e përdornin për punë bujqësie. Skema e ndarjes ishte një skemë që kishte problematikat e veta. Nuk e ka BE këtë skemë. Ne po shkojmë në BE, jemi kritikuar, jemi justifikuar dhe tani kemi ardhur te hapi tjetër: nuk do të japim mbështetje në bazë të sasive, por do të japim mbështetje nga 300 euro në 7-8 mijë euro, nëse ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën. Atëherë merr 10% të TVSH-së nga fatura para në dorë. Me ato para, nëse do të blesh naftë, blije.
Ata që flasin janë të verbër dhe të ligj. Ajo që u intereson është si të nxisin sherr dhe agresivitet ndaj qeverisë. Nuk u del e keqja dhe kurrë mos iu daltë. Ajo që ne po bëjmë është të komunikojmë me ju dhe përmes jush t’u komunikojmë të gjithë fermerëve me një ofertë të re. Oferta e re nuk do të thotë vetëm 53 mln euro mbështetje, jo vetëm rimbursimin, programin e ri me BE“, tha Rama.
Top Channel