Italia dhe hipoteza e superplayoffit të Botërorit; ideja e fundit e FIFA për një ripranim të bujshëm
Nerva të tendosura ka e Roma teksa nuk kanë munguar ‘shkëndijat’ mes Claudio Ranierit dhe Gian Piero Gasperini pas fitores së rëndësishme kundër Pisas. Trajneri në prag të ndeshjes kishte deklaruar se Roma mori 30 futbollistë në 2 vitet e fundit, dhe se ideja e tij është që të merren futbollistët e duhur si Malen dhe Wesley.
Një deklaratë që nuk u kapërdi nga Ranieri. Drejtuesi verdhekuq u kundërpërgjigj duke folur për zgjedhje të bëra bashkë me trajnerin dhe më pas u kthye te caktimi i vetë Gasperinit, duke thënë se ai në realitet ishte zgjedhja e katërt pëe pankinën. ‘Zgjodha 5-6 trajnerë 3 nuk erdhën, klubi zgjodhi Gasperinin-ishin fjalët e Ranierit. Por kush janë trajnerët që kanë refuzuar Romën?
Në krye të listës ishte ai i Cesc Fabregas. Trajneri aktual i Comos konsiderohej profili ideal për të pasuar Ranierin që ishte i destinuar në një rol tjetër. Për spanjollin fliste sezoni befasues i Comos e për më tepër ai pëlqehej për karakterin e tij; asnjë kompromis dhe mbajtja e ideve të tij. Vetë Ranieri i kishte thurrur lavde publike ndaj Fabregas. Familja Friedkin bëri disa tentativa për ta marrë Fabregas nga Como dhe përgjigjja ka qenë gjithnjë e njëjta me presidentin Mirwan Suwarso që nuk kishte ndërmend të privohej nga trajneri i tij që konsiderohet si shefi i një projekti afatagjatë.
Një tjetër profil që u lidh me emrin e Romës ishte ai i Stefano Piolit që në atë kohë ishte ende në kontratë me Al Nassr edhe për një sezon me pagë 11 milionë euro në vit, por që më pas zgjodhi të kthehet te Fiorentina.
Kandidatura e tretë ishte ajo e trajnerit aktual të Aston Villas, Unai Emery, që ishte ëndrra e verdhekuqve që në periudhën kur Drejtor Sportiv i Romës ishre Monchi. Po kështu u përmend edhe Francesco Farioli që kishte lënë Ajaxin pasi humbi garën për titullin në Holandë në javën e fundit, si dhe Ernesto Valverde që më pas rinovoii me Athletic Bilbao deri në qershor të 2026.
Top Channel