Barcelona përfitoi maksimalisht nga hapi fals i Real Madrid dhe mori një fitore bindëse 4-1 ndaj Espanyol, duke u shkëputur me nëntë pikë në krye të La Liga.
Në derbin katalanas, Barça dominoi që në minutat e para, duke mbajtur kontroll të plotë të lojës. Epërsia erdhi shpejt, kur Ferran Torres shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Lamine Yamal.
Dyshja u kombinua sërish më pas, me Yamal që dhuroi një asist spektakolar dhe Torres që realizoi golin e dytë, duke i dhënë qetësi vendasve para pushimit.
Në pjesën e dytë, Espanyol u rikthye përkohësisht në lojë falë një supergoli nga Pol Lozano, por reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm. Lamine Yamal realizoi golin e tretë pas një aksioni të shpejtë, ndërsa në fund Marcus Rashford vulosi rezultatin 4-1.
Me këtë fitore, Barcelona forcon ndjeshëm pozitat në krye dhe vazhdon serinë pozitive ndaj rivalëve lokalë, ndërsa Espanyol thellon krizën, duke mbetur pa fitore në shumë javë kampionat.
Top Channel