Claudio Ranieri i përgjigjet Gian Piero Gasperinit. Trajneri i verdhekuqve kërkoi që për të ardhmen e Romës të merren futbollistë funksionalë për lojën e tij si Malen dhe Wesley pas humbur shumë energji dhe para në profile të tjerë lojtarësh.

‘Jam dakord me Gasperinin, por të gjithë lojtarët që erdhën u vëzhguan dhe u pranuan nga unë, por edhe nga trajneri-tha Ranieri-kështu është e vërtetë që morëm Malen dhe Wesley, por morëm edhe futbollistë të tjerë. Pastaj disa lojtarë u dëmtuan dhe këto janë çështje të tjera. Është shumë e lehtë të thuash Malen dhe Wesley, por kemi marrë edhe Ferguson që e kishim zgjedhur. Humbëm kohë me Sanchon, tentuam deri në fund por nuk deshi të vinte. Të tjerët nuk i pëlqenin trajnerit dhe nuk i morëm. Pastaj me diskutimin e Fair Play financiar u desh të merrnim shumë lojtarë me huazim. Kjo do të thotë se disa rezultuan lojtarë për Romën e të tjerë ndoshta nuk janë në atë nivel. Durim. Nuk po bëjnë mirë? I ndërrojmë’.

Më pas Claudio Ranieri hyri më në detaj.

‘Unë zgjodha 5-6 trajnerë, 3 prej tyre nuk erdhën-shtoi Ranieri-klubi zgjodhi Gasperinin. E zgjodhën për atë çfarë kishte bërë me Atalantën; duke nisur nga të rinjtë që ngadalë ngadalë i coi në skenat e mëdha. E lashë punën e trajnerit për këtë arsye, nëse duhet të humbasim 1 vit për ndërtimin e skuadrës, e bëj me gjithë qejf. Ne pikërisht këtë prisnim; kemi marrë të rinj, unë dhe Gasperini zgjodhëm lojtarët. Asnjë lojtar nuk ka ardhur pa miratimin e tij. Ziolkoëski, Venturino, Zaragoza…është e vërtetë mund të kishim marrë Roëe, por nuk u mor me kërkesën e tij. U përpoqëm t’i japim trajnerit një skuadër që vitin e kaluar ishte vetëm 1 pikë nga zona Champions dhe me të rinj për t’u maturuar’

Top Channel