Gasperini driblon polemikat: Fjalët e Ranierit? Do të flasim, tani jam i kënaqur për fitoren 3-0…
Roma e lë pas humbjen me Interin dhe rigjen fitoren në kampionatin italian të futbollit. Në Olimpico skuadra verdhekuqe respektoi parashikimet dhe mori një fitore të lehtë ndaj Pisas së vendit të fundit me rezultatin 3-0 me protagonist absolut holandezin Malen autor i të 3 golave për skuadrën e Gasperinit.
Sfida nisi në perfeksion për Romën që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 3 me Malen duke bërë që Olimpico të shpërthejë në festë. në pjesën qëndrore të pjesës së parë pati momentet e saj edhe Pisa që tentoi me Tramonin i cili u ndal nga Svilar. Por në minutën e 43 Malen shënoi sërish duke e çuar rezultatin në 2-0 me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi me një mundësi të Pisës me Hojhult por shumë shpejt Roma e ndëshkoi sërish teksa shënoi golin e tretë. Edhe këtë radhë ishte Malen ai që e gjeti golin për verdhekuqtë duke plotësuar tregolëshin personal, i pari për të në Serie A. Në minutat e mbetura historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll 3-0 për Romën që shkon në 57 pikë, po aq sa Juventusi që do të luajë në mbrëmjen e kësaj të shtune me Atalantën, ndërsa Pisa mbetet në vendin e fundit me 18 pikë.
Top Channel