Polemika të forta në rrjetet sociale kundër FIFA ndryshon grafikat e stadiumeve dhe rrit çmimin e biletave të Botërorit
Kampionati arab i futbollit është në fazën finale të tij dhe gara për titullin kampion është ende e hapur. Kur kanë mbetur 6 javë nga fundi i kampionatit në krye të klasifikimit është Al Nassr i Cristiano Ronaldos me 2 pikë para Al Hilal, por me një ndeshje më pak.
Deri përpara dy ditësh, në vendin e dytë ishte Al Ahli, por pas barazimit me Al Fayha kjo skuadër humbi një pozicion.
Futbollistët e Al Ahli pas këtij barazimi nuk i kursyen akuzat ndaj arbitrit duke thënë se nuk donte që të fitonin pasi nuk sinjalizoi për një prekje të topit me dorë. Galeno, ish futbollist i Portos siguron se nuk i lanë të fitonin pasi në Arabi duan që kampioni i vendit të jetë Cristiano Ronaldos. ‘Mund t’ia dhurojnë kupën, kjo është ajo që duan, duan të na nxjerrin në çdo mënyrë nga gara për titullin, duan t’ia japin atë një personi, është mungesë respekti ndaj klubit tonë’-shkruante Galeno i revoltuar në X.
Por ai nuk ishte i vetmi. Edhe Toney postoi një Instagram Story që më pas e fshiu. ‘E dimë tashmë. Kë po ndjekim për vendin e parë? Kush përfiton? Është e qartë. Nuk di se çfarë mund të bëjmë më. Nëse e prek topin me të dy duart, a akordohet penallti?. Kur tentuam të flasim me arbitrin na tha që të përqendroheshim te Champions League Aziatike. Si mundet që një arbitër të thotë diçka të tillë? Them se po filmonte gjithçka, shpresoj të mund ta dëgjojmë. Kushedi e fshij…’-kishte shkruar Toney
Por zemërimi nuk është vetëm te futbollistët. Vetë klubit doli me një komunikatë zyrtare duke u ankuar për arbitrimin.
‘Vendimet e arbitrit patën një impakt direkt në zhvillimin e ndeshjes dhe rezultatin përfundimtar të saj që ndikoi edhe në pozicionimin e skuadrës në garën për titull-theksohet në komunikatën e Al Ahli-gabime të tilla ngjallin dyshime legjitime në lidhje me përzgjedhjen e arbitrave dhe kriteret e aplikuara. Skuadra është përballur me vendime arbitrare të padrejta, një situatë e papranueshme që nuk favorizon zhvillimin e kompeticionit dhe as nuk mbron principin e barazisë kompetitive që duhet të jetë baza e çdo turneu të suksesshëm’

Top Channel