Pashkët ortodokse, besimtarët ortodoksë në Sarandë kremtojnë ritin e Epitafit të së Premtes së Madhe
10/04/2026 22:32
Mbrëmjen e kësaj të premteje shumë besimtarë ortodoksë u mblodhën për t’u lutur në Kishën e “Shën Harallambit” në Sarandë për kremtimin e së “Premtes së Madhe”.
Besimtarët të shoqëruar nga familjarët shkuan në Kishë për t’u bërë pjesë e Shërbesës së Vajtimeve.
Me qirinj të ndezur në duar ata luten në këtë të “Premte të Madhe” që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit.
Në orën doli nga Kisha Epitafi, simbol i varrit të Krishtit, për të vijuar përgjatë rrugëve të qytetit, duke bërë ndalesa në pika të caktuara për lutje.
Në krye të këtij procesioni At Kozmai i Sarandës.
Top Channel