Jo birra dhe salçiçe, protesta e tifozëve të Moenchengladbach për të ‘bojkotuar’ Leipzigun
Sfida mes Senegalit dhe Marokut duket se nuk ka ndërmend të mbyllet. Së fundmi janë ngritur dyshime për ndërhyrje te klasa arbitrare të ndeshjes dhe kjo pas një konference për shtyp ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Konfederatës Afrikane të Futbollit, Patrice Motsepe.
Në këtë konferencë, kreu i CAF la shumë vend për dyshime kur u pyet se përse asnjë futbollist senegalez nuk u ndëshkua me karton të verdhë pas braktisjes së fushës së lojës për disa minuta(kishte nga ata që e kishin marrë një të tillë më parë) duke shkakuar një kaos që bëri xhiron e botës dhe që shtyu CAF t’i heqë titullin Senegalit për t’ia dhënë Marokut, një çështje kjo që në këto momente është në CAS.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një ndërmjetësimi të Olivier Safarit, presidentit të komisionit të arbitrave, Motsepe preferoi t’ia delegojë përgjigjen sekretarit të përgjithshëm. Dhe kjo ngriti shumë pikëpyetje. Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm u mjaftua vetëm të kujtojë se CAF po ndjek një procedim në zhvillim e sipër pa konfirmuar e as pa përgënjeshtruar dyshimet. Mungesa e një përgënjeshtrimi në mënyrë kategorike, së bashku me nje komunikatë në procesin disiplinor, ushqen spekulimet për një ndërhyrje në menaxhimin arbitrar të ndeshjes, diçka për të cilën në Marok mbrohen.
Top Channel