Pavarësisht vështirësive të Red Bull dhe spekulimeve për një tërheqje të mundshme të parakohshme nga garat e Formula 1, pozicioni i klanit Verstappen duket se është stabilizuar. Jos Verstappen e ka përjashtuar në mënyrë kategorike hipotezën se djali i tij do të mund të lërë Formula 1 shumë shpejt.

‘Varet nga Max ajo që do të bëjë, por unë thjesht mendoj se ai do të vazhdojë’-tha Jos Verstappen për ‘Race Express’ në Holandë

Një lamtumirë problematike

Ndarja zyrtare mes Max Verstappen dhe Gianpiero Lambiase do të ndodhë në 2028, kur inxhinieri historik do të kalojë te McLaren. Bëhet fjalë për një goditje të rëndë për stabilitetin e Red Bull që humbet një tjetër element kyç të ciklit fitues tq tij pas një bashkëpunimi që zgjati me vite të tëra.

Në mënyrë të habitshme, piloti holandez nuk bëri rezistencë për këtë transferim, përkundrazi ai vetë e inkurajoi Lambiase që të pranonte ofertën e McLarenit, duke e konsideruar si një mundësi profesionale të parezistueshme.

Top Channel