Marok-Senegal nuk mbaron kurrë, të tjera dyshime për finalen e Kupës së Afrikës
Ernest Muçi nuk ia del dot të zbresë në fushën e lojës këtë fundjavë për të zhvilluar ndeshjen me Alanyaspor e vlefshme për javën e 29 të Superligës turke që do të luhet ditën e shtunë.
Klubi i Trabzonspor ka zyrtarizuar mungesën e futbollistit të kombëtares shqiptare teksa publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar ku nuk figuronte emri i tij. Ernest Muçi pësoi një dëmtim javën e kaluar gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare dhe humbi si sfidën miqësore me Ukrainën ështu edhe ndeshjen me Galatasaray në kampionat.
Mesfushori me tipare sulmues shkoi në seancën stërvitore të së enjtes për të bërë një testim, por në fund rezultoi se ende nuk ishte gati për t’u kthyer në fushë. Trabzonspor është plotësisht në garë për titullin në kampionatin turk të futbollit teksa është në vendin e tretë me 63 pikë po aq sa edhe Fenerbahçe në të dytin dhe është vetëm 4 pikë larg Galatasaray kryesues.

Top Channel