Roma ‘i falet’ Malen, holandezi shënon tregolësh në fitoren ndaj Pisas
‘Nuk më intereson, mendoj vetëm për Milanin’-kështu u shpreh Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Napolin kur u pyet nëse ishte kandidat për pankinën e kombëtares italiane.
Por në konferencën në prag të ndeshjes me Udinesen ai bëri një shtesë në frazën e tij si për të thënë që nuk ia ka mbyllur plotësisht dyert e Të Kaltërve.
‘Përpara trajnerit, duhet të zgjidher presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit-ishin fjalët e trajnerit të Milanit. Kësaj i shtohet edhe një deklaratë e bërë përpara 9 vitesh në një intervistë ku jepte indicie për karrierën e tij të ardhshme. ‘Pas 5 apo 6 vitesh do ta mbyll, por kombëtarja më intereson. Kombëtarja është diçka tjetër, është motiv krenarie. Dhe të them se kombëtarja italiane me lojtarë të lindur në vitet 1992 deri në 2000 ka dy breza lojtarësh shumë të zotët. Do të jetë një Kombëtare e fortë në vitet e ardhshme’-kanë qenë fjalët e Allegrit në atë kohë
Janë dy parashikime që duhen riparë. Intervista është e 2017 dhe ai në stol ka qenë gjithnjë. Nuk e ka mbyllur dhe nuk duket se ka ndërmend ta bëjë. Edhe ajo për një kombëtare italiane të fortë në vitet e ardhshme nuk është një parashikim i saktë, duke qenë Italia nuk e sheh veten në një Botëror që nga viti 2014. Por dëshira e tij është që ta drejtojë dhe për vendin e trajnerit të Italisë në garë janë ai dhe Conte, me Mancinin në sfond.
Për më tepër po shtohen gjithnjë e më shumë zërat se raportet mes Allegrit dhe një pjese të drejtuesve të Milanit nuk janë shumë të mira. Ka një lloj tensioni mes palëve që po komplikon projektimin e përbashkët për merkaton e ardhshme. Kështu mundësia, për të parë Allegrin në pankinën e Të Kaltërve është më shumë se një hipotezë surreale.
Top Channel