Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04/2026 21:57
Në prag të Pashkës Ortodokse ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Sipas informacioneve nga autoritetet shqiptare, janë marrë masa për të përballuar situatën, duke shtuar numrin e sporteleve.
Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar po operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje 1.
Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje, ndërkohë që pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata falë hapjes në maksimum të sportrleve.
Ndryshe paraqitet situata në palën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë shkuar deri në 1 orë e 30 minuta.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën pasi siç thuhet prej tyre fluksi do të jetë në rritje edhe në ditët në vazhdim.
Top Channel