“Nuk shtyhen debatet more zotëri, kanë afate”, Berisha nga foltorja: Rama e shumëzon parlamentin me zero

09/04/2026 11:10

Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, i është drejtuar Edi Ramës duke i kërkuar që të mos e përdorë parlamentin “si leckë” dhe të mos shtyjë debatet, pasi siç thotë demokrati, ato kanë afate ligjore.

Kreu i PD thotë se arsyeja se përse Rama nuk përballet më opozitën në Kuvend, është për shkak të mos dashjes së dhënies së transparencës para qytetarëve.

“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë parlament të shndërruar në mburojën më të turpshme në histori të vjedhjes së shqiptarëve. Këtë parlament që për herë të parë parlamentarizëm pluralist, mbron në mënyrën më antidemokratike vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij.

Nuk shtyhen debatet more zotëri, kanë afate. Shtyhet se Rama nuk do parlament, sepse nga ky parlament qytetarët presin transparencën e vjedhjeve të tij. E shumëzoni parlamentin me zero. Dilni pa asnjë rregullore, nuk respektoni as kushtetutën. Si ka mundësi të jeni kaq të dobët para ligjit?”, tha Berisha.

 

Top Channel