Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, Shehaj reagon ashpër në Kuvend: Gjykata e Lartë po tenton sot të shpëtojë të korruptuarit nga burgu

09/04/2026 11:17

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur në Kuvend lidhur me vendimin që pritet të marrë Gjykata e Lartë këtë të enjte, për masat e paraburgimit.

Sipas Shehajt, Gjykata e Lartë po tenton të nxjerrë nga burgu zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion.

Shehaj në fjalën e tij nënvizoi gjithashtu se kjo nismë është një alarm se zyrtarë të tjerë që janë në hetim aktualisht nga SPAK mund të shpëtojnë nga arrestimi

“Sot është mbledhur Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë për të nxjerrë nga burgu të akuzuarit për korrupsion ose për të shpëtuar nga burgu ata që sot janë në hetim”, tha Shehaj.

Top Channel