“Kemi ndryshuar mentalitetin e NATO-s”, Rutte nga Uashingtoni: Po i përgjigjemi kërkesave të Trump, por…

09/04/2026 18:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Aleanca po vepron me shpejtësi për të siguruar buxhetet e nevojshme për forcat e armatosura.

Duke folur për konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iran, Rutte pranoi se disa aleatë reaguan me vonesë në ofrimin e mbështetjes logjistike për SHBA-në.

Sipas tij, kjo ndodhi edhe për shkak të mungesës së informacionit paraprak, pasi Donald Trump zgjodhi të mos i njoftonte aleatët për të ruajtur elementin e surprizës.

Megjithatë, ai theksoi se aktualisht vendet evropiane po japin një mbështetje të konsiderueshme dhe po i përgjigjen kërkesave të Uashingtonit.

Rutte vlerësoi gjithashtu Mbretëria e Bashkuar për udhëheqjen e një koalicioni që synon të sigurojë kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar këtë si shenjë të një “ndryshimi të mentalitetit” brenda Aleancës.

Top Channel