Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ballukut, mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë vendit
09/04/2026 15:37
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku, duke lënë në fuqi ndalimin e saj për daljen jashtë vendit.
Gjykata vendosi për të mos kthyer pasaportën e Ballukut, e cila është bllokuar prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO.
Balluku ndodhet nën hetim nga SPAK që prej tetorit të vitit të kaluar.
Top Channel