Avokati i Veliajt nxjerr dokumentin: Përveç Nestit, është dhe Nasta që e ka denoncuar kryebashkiakun, por nuk ekziston

09/04/2026 22:50

Avokati i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Plarent Ndreca publikoi në “Top Story” një dokument, ku pretendoi se përveç Nesti Angonit, Veliaj është denoncuar edhe nga Nasta Pëllumbi.

“Qenka një informacion nga Nasta Pëllumbi, e cila nuk ekziston”-tha Ndreca, ndërsa në dokument thuhej “mendojmë se, gjatë hetimit të thelluar të këtij fakti penal të paraqitur në këtë informacion, kemi bindjen e plotë se do të dalin në dritë të tjera episode të ngjashme si kjo që lidhen me veprimet e paligjshme të znj. Ajola Xoxa. Ju urojmë Suksese! Me respekt, Nasta Pëllumbi Lëvizja Qytetare Antikorrupsion.”

“Ajo që mund të them, mënyra si është bërë hetimi, shkeljet e rënda, si është humbur një fazë e procesit gjyqësor pa u njohur me dosjen. Është bërë një proces pa i dhënë dosjen. Ka humbur një fazë proces”-shtoi Ndreca.

Analisti Arjan Curri pretendoi në studion e Top Story se personi anonim është brenda Partisë Socialiste.

Top Channel