Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse
09/04/2026 18:06
Një automjet i vogël është përfshirë nga flakët në afërsi të mbikalimit të Kolshit në Kukës.
Ngjarja ka ndodhur në maloren e Kolshit, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë, njëra korsi lëvizëse nga Kukësi drejt Tiranës është bllokuar.
Ndërkohë, grupi i punës është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Top Channel