A do të ndryshohet praktika e arrestit me burg? Gazetarja në “Top Story”: Edhe prokuroria është dakord, por…

09/04/2026 22:10

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në një mbledhje pas shumë vitesh, shqyrtuan sot ndryshimin e praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg.

Në një lidhje direkte për “Top Story”, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha tha se më në fund drejtësia po vihet në lëvizje, nisur nga rasti i një qytetari të cilin Apeli e riktheu sërish në burg pas lirimit.

Hoxha tha se nga parashtrimet e zv.prokurorit të Përgjithshëm sot në Gjykatën e Lartë, u kuptua që në parim Prokuroria është dakord që të ketë një rishikim të vendimit të vitit 2011, por “frika” është sesa të zbatueshme janë në Shqipëri masat alternative.

Më në fund drejtësia vihet në lëvizje për rastin e një qytetari, është zbutur masa e sigurisë. Është përmbysur skema se kujt i takon barra e provës, që në drejtësinë shqiptare i ngarkohet Prokurorisë. E cila kur ngre akuza, duhet t’i provojë këto akuza. Do duhej që palët të kishin barazinë e “armëve”, megjithëse është parim ndërkombëtar. Ajo që u kuptua nga zv.prokurori i përgjithshëm ishte se edhe Prokuroria është dakord që të ketë rishikim të vendimit të 2011.

Megjithatë ka shtuar disa kushte, duhet të kemi parasysh se kush i garanton masat alternative, jo paraburgim. Kjo është parashtresë që do t’i vendosë në siklet institucionet shqiptare. Shteti garanton edhe rrethanat për masat e tjera. Ai kujtoi interesin e lartë publik, së bashku me garancitë që ofron kushtetuta me të drejtat e qytetarit” – tha Hoxha.

Top Channel