Pulisic në vorbullën e polemikave në SHBA për…një aplikacon takimesh për personazhe të famshëm, vijnë akuzat nga ish partnerja..

08/04/2026 12:11

Paraqitjet në fushën e lojës kanë rënë ndjeshëm, ndërsa kritikat janë shtuar shumë. Christian Pulisic nuk po përjeton një periudhë pozitive. Në pjesën e parë të sezonit amerikani ishte lideri i Milanit me golat e tij me peshë dhe me paraqitjet e një futbollisti të madh.

Por gjatë vitit 2026, për shkak edhe të një sërë problemesh fizike, u shua; Pulisic nuk gjen rrugën e rrjetës prej më shumë se 100 ditësh. Një problem që reklektohet edhe te klasifikimi i Milanit  që kanë qenë të detyruar të bëjnë pa shërbimin e një prej futbollistëve më vendimtarë në fazën e parë të sezonit.

Dhe siç ndodh shpesh, kur paraqitjet në fushën e lojës shënojnë rënie, rritet niveli i kritikave dhe tashethemeve  në rrjetet sociale sidomos në SHBA. Në rastin e Pulisic, ka qenë ish partnerja e Pulisic që vendosi të hedhë benzinë zjarrit. Alexa Melton, në një postim në Instagram zyrtarizoi ndarjen me kapitenin e SHBA e për më tepër konfirmoi zërat që kishin nisur të qarkullonin në rrjetet sociale; Pulisic ishte i regjistruar te ‘Raya’ një aplikacion takimesh, por vetëm për personat e famshëm ‘Ishte aty edhe përpara se lidhja jonë të mbyllej…Sa ‘like’ për të postuar profilin e tij?’

Në rrjetet sociale nisi të qarkullojë foto e profilit të amerikanit në atë aplikacion edhe pse dukej se ishte një profil i vjetër; Pulisic theksonte se ishte 25 vjeç dhe tani është 27. Pra ka shumë mundësi që profili të jetë hapur përpara lidhjes me Alexan që nisi verën e kaluar. Në fund të 2025, Christian Pulisic u vu në qendër të kronikave rozë për një flirt të mundshëm me aktoren amerikane Sydney Sweeney

Top Channel