Real Madridi në kërkim të një drejtori sportiv? Blancos reagon rrufeshëm dhe ashpër…
Kombëtarja e vajzave ka vijuar punën për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2027 që do të zhvillohet në Brazil. Vajzat kuqezi do të kenë përballë në këto ndeshje Uellsin, një prej kundërshtareve më të forta të grupit.
Trajneri Armir Grima theksoi se skuadra që ai drejton është e vetëdijshme për vështirësinë e ndeshjes, por është e motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të synuar një rezultat pozitiv.
‘Ne e njohim forcën e Uellsit, e dimë çfarë kundërshtari kemi përballë dhe pretendimet që ka Uellsi në grup. Megjithatë ne po bëjmë përpjekjet tona që të arrijmë të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz aty dhe të arrijmë të marrim diçka spese ndoshta atëherë kur mendohet që kundërshtari është shumë i fortë, na del më e lehtë që të marrim një rezultat pozitiv që ne e presim-tha trajneri Grima.
Tekniku shkodran më pas foli edhe për gjendjen e skuadrës duke nënvizuar rëndësinë e unitetit të skuadrës, pavarësisht mungesave.
‘Përveç Qëndresës, ne kemi edhe Alma Hilajn dhe Endrina Elezajn që mungojnë. Kemi disa mungesa, por ne e dimë që forca e këtij ekipi është grupi. Sigurisht që grupi ka nevojë edhe për këto lojtaret cilësore që na mungojnë.Por me rikthimet që kemi, edhe me ardhjen e Melissa Tom, besoj që do na ndihmojnë spese forcohet grupi dhe konkurrenca. Dhe kur ke konkurrencë dhe një grup të fortë, pretendon edhe për rezultate më të mira” – shtoi Armir Grima
Ndeshja e parë mes Uellsit dhe Shqipërisë do të luhet në Wrexham më 14 prill në ora 20:15, ndërsa sfida tjetër do të luhet në 18 prill në Elbasan Arena në orën 18:00
Top Channel