Pas njërës prej familjeve më ikonikë në Formula 1, fshihet një histori qëndrueshmërie larg garave.

Në dokumentarin Horsepower: The World of Gina Schumacher, vajza e legjendës Michael Schumacher rrëfen udhëtimin e saj personal, i shënuar nga aksidenti i babait dhe nevoja për të gjetur një ekuilibër të ri.

“Kisha nevojë të bëja diçka,” thotë Gina. “Pas aksidentit të babait tim, iu përkushtova plotësisht kësaj, sepse nuk mund të jetoja pa kuajt. Ata më ndihmuan të kapërceja gjithçka.” Lidhja me kuajt lindi vite më parë gjatë një udhëtimi në Dubai, ku familja zbuloi Quarter Horses, të çmuar për natyrën e tyre të bindur.

Në dokumentar flet edhe Corinna Schumacher, e cila kujton fjalët e bashkëshortit të saj: “Michael më tha: ‘Gina do të jetë shumë më e mirë se ti. Sepse ajo është më egoiste. Si atlet, duhet të jesh i tillë në një farë mënyre. Dhe kjo është një gjë pozitive.’”

Që nga aksidenti i Michael Schumacher me ski në vitin 2013 në Méribel, gjendja e kampionit gjerman mbetet një sekret i ruajtur me kujdes nga familja.

Top Channel