Sezoni i ri i kampionatit botëror World Endurance do të nisë në mënyrë të pazakontë mes shtyrjeve dhe pasigurive. Por për Robert Kubica, rikthimi në pistën Enzo e Dino Ferrari, përfaqëson një mundësi të rëndësishme; të nisë gjithçka përpara publikut të shtëpisë dhe të verifikojë punën e bërë në muajt e dimrit

‘Më në fund do të nisë…kemi besim dhe jemi të kënaqur të startojmë me garën në shtëpinë tonë, Imola, mezi presim-tha Kubica që është pjesë e skuadrës AF Corse në këtë botëror të garave automobilistike. Fjalët e Kubica flasin për pritjen e një debutimi të vonshëm, por jo pak domëthënës. Përgatitjet u përqendruan në një bazë teknike të konsoliduar. ‘Kemi bërë modifikime të vogla për të të hyrë në parametrat e homologimit dhe përmirësimeve teknike të tjera-shtoi Kubica. Bëhet fjalë për ndërhyrje të rëndësishme për makinën Ferrari 499P që vitin e kaluar fitoi titullin botëror

Por në WEC, paraqitja e pilotit nuk është asnjëherë elementi i vetëm.

‘Është një kampionat në të cilin është e nevojshme duhet të jesh shumë i kujdesshëm, është BOP, pra ka faktorë të jashtëm që mund të ndikojnë shumë te hierarkitë-tha Kubica që iu referua Balance of Performance, sistemi që barazon makinat dhe e bën konfrontimin më pak të parashikueshëm. Për këtë arsye ai mbetet pragmatist. ‘Duhet t’ia dalim të maksimizojmë potencialin, të nxjerrim maksimumin nga pilotët, nga grupi dhe nga makina’-shtoi Kubica

Top Channel