Largohet drejtori teknik i kuqezinjve, mbyllet epoka e italianit Fulvio Pea pas 3 vitesh në “udhëheqje”
Largimi nga jeta i Mircea Lucescu-t ka tronditur thellë botën e futbollit rumun, duke prekur veçanërisht ata që kanë punuar dhe janë rritur nën drejtimin e tij.
Një ndër zërat më emocionalë ishte ai i legjendës Gheorghe Hagi, i cili nuk arriti ta fshihte dhimbjen në deklaratën e tij për “Digi24”. “Ishte shumë e vështirë për mua të flisja, vetëm tani po mundohem të gjej fjalët. Jam i tronditur”, u shpreh Hagi, i prekur thellësisht nga kjo humbje e madhe. Ai tregoi se marrëdhënia me Lucescu-n nuk ishte thjesht profesionale, por shumë më e thellë.
“Për mua ai ishte si një baba. Ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time, më ka mbështetur në momente të rëndësishme dhe të vështira. Nuk ishte vetëm një trajner i madh, por mbi të gjitha një njeri i rrallë”, theksoi ish-‘ylli’ rumun.
Hagi vlerësoi gjithashtu rolin e Lucescu-t në formimin e tij si lojtar dhe si njeri: “Më ka mësuar shumë gjëra, ishte një mjeshtër i vërtetë, pothuajse si një profesor për mua. I detyrohem shumë për gjithçka që kam arritur”.
Në fund, ai ndau edhe një kujtim personal që tregon lidhjen e fortë të trajnerit me futbollin: “Para ndeshjes së ‘play-off’-it ndaj Turqisë, më tha se nëse nuk do të kualifikoheshim, mund të sëmurej dhe madje të vdiste. Kaq i përkushtuar ishte ndaj lojës”.
Top Channel