Foto/ Nga talente premtuese të WWE në modele të platformave për të rritur, ish-yjet e wrestling ‘ndezin’ rrjetin me postimet e fundit

08/04/2026 19:15

Ish-yjet e WWE-së, Mandy Sacs dhe Elayna Black, kanë mahnitur ndjekësit e tyre në rrjetet sociale me fotosesionin e fundit në bikini.

Mandy Sacs, 35 vjeçe, e njohur më parë si Mandy Rose, garoi për WWE për shtatë vjet deri në largimin e saj në 2022, ndërsa Elayna Black, 25 vjeçe, ka performuar në TNA pas katër vjetëve në WWE ku njihej si Cora Jade.

Që nga largimi, të dyja kanë punuar në platforma për të rritur, duke ndarë foto të nxehta.

Së fundmi, ato bashkëpunuan për një fotosesion në natyrë me rroba banjo, duke lënë mijëra ndjekës të magjepsur dhe duke pushtuar komentet në Instagram.

Mandy Sacs u largua nga WWE në 2022 për shkak të përmbajtjes eksplicite të publikuar në faqen e saj për fansa, e cila konsiderohej jashtë parametrave të kontratës.

Ndërkohë, Cora Jade la kompaninë në 2025 pas një karriere të suksesshme në NXT, ku fitoi titullin NXT Women’s Tag Team Championship së bashku me Roxanne Perez.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel