Largohet drejtori teknik i kuqezinjve, mbyllet epoka e italianit Fulvio Pea pas 3 vitesh në “udhëheqje”
Gabriele Gravina tashmë e ka dhënë dorëheqjen si president i Federatës Italiane të Futbollit duke iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në 22 qershor.
Pas shumë ditësh, ish kreu i qeverisë së futbollit në vendin e Apenineve, nëpërmjet një dokumenti të redaktuar nga ai vetë, bëri një analizë të situatës duke nxjerrë në pah problemet që ka në sistemin e futbollit italian dhe duke propozuar zgjidhjet e këtyre problemeve
Problemet
Shumë pak lojtarë italianë dhe të rinj
Përqindja e futbollistëve
Investimet në sektorin e të rinjve
Sistemi ekonomikisht i papërballueshëm
Hendeku infrastrukturor
Paaftësia për të krijuar sistemin
Zgjidhjet
E drejta nga bastet; t’i akordohet futbollit një përqindje nga të ardhurat
Heqja e ligjit të ndalimit të reklamave të operatorëve të basteve
Rikthimi i Dekretit të Rritjes(për t’u kthyer kompetitive në blerjen e kampionëve nga jashtë)
Mbështetje për realizimin e stadiumeve të rinj(modernizim të impianteve aktualë edhe në kuadër të Euro 2032)
Reforme në sektorin arbitrar
Reforma e kampionateve(tani është e parealizueshme për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes anëtarëve)
Në mbyllje te relacionit, Gravina dha konkluzionet e tij që janë një apel. ‘Është e dukshme që për të mirën e futbollit italian, mënyra e vetmë për të ndërhyrë është të bëhet në mënyrë radikale-shkruante Gravina-do të ishte një hap përpara nga të gjithë komponentët federalë, me mbështetjen thelbësore të qeverisë dhe parlamentit. Sepse pa një vullnet unanim dhe bindje për të vënë të mirën e përbashkët mbi pozicionet personale, me politikën që duhet të krijojë kushtet dhe të lehtësojë gjërat për të vepruar, asnjë individ i vetëm nuk mund të sjellë një ringritje të vërtetë dhe të plotë të lëvizjes futbollistike italiane’
Top Channel