“Është pengu im”/ Nga humbja e vëllait te sfidat dhe frikërat e jetës, rrëfimi i fortë i Albatros Rexhaj në “Ftesë në 5”

08/04/2026 17:39

Shkrimtari Albatros Rexhaj ishte i ftuar këtë të mërkurë në programin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku ndau disa nga momentet më të vështira dhe më të rëndësishme të jetës së tij.

Në një rrëfim emocionues, Albatrosi tregoi për fëmijërinë, sfidat dhe frikërat që ka pasur përgjatë viteve të rinisë.

Kisha frikë të shkoja në dasmë dhe shumë turp t’i flisja një vajze në rrugë. Sot gjithçka ka ndryshuar.

Mes 5 kujtimeve të jetës të përzgjedhura nga shkrimtari ishte edhe një foto e tij me vëllain, i cili sot nuk jeton më.

Është pengu im i jetës. Hip në makinë dhe them: ‘O bre vëlla’. Ai pësoi një sulm në zemër, përfundoi në koma dhe nuk u zgjua më”, rrëfeu ai.

Shkrimtari u shpreh se, përtej vështirësive të jetës, ai përpiqet të ruajë pozitivitetin dhe të kujdeset për veten, duke e parë jetën me më shumë lehtësi dhe optimizëm.

Top Channel