Gianluigi Donnarumma shfaq një anë tjetër të tij. Në në një intervistë për Sky Sport, portieri i Të Kaltërve, i kthyer te Manchester City pas zhgënjimit për moskualifikimin për në Botërorin e kësaj vete, foli për ditët e vështira pas ndeshjes me Bosnjen duke mos e fshehur zhgënjimin e tij.

Donnarumma foli në mënyrë të veçantë për raportet me Gattuso, Buffon dhe pjesën tjetër të stafit teksa pohoi se e ndjen veten përgjegjës.

‘Kam pasur një raport të mrekullueshëm me Gigin, trajnerin dhe presidentin-tha Donnarumma-më vjen keq sidomos për ta. Është normale që ndihem pak përgjegjës për atë çfarë po ndodh tani’.

Më pas Donnarumma bëri edhe një bilanc të viteve të fundit ku spikat fitorja e Italisë në Evropianin e 2021 për të hedhur më pas vështrimin drejt të ardhmes së një kombatareje italiane që duhet të ringrihet me çdo kusht

‘Duhet të shohim përpara sepse në këto vite përveç zhgënjimeve kemi bërë edhe gjëra të rëndësishme. Tani është e nevojshme që të shohim përpara me forcë dhe me vetëdijen se Italia do të kthehet e fortë dhe madhështorë-tha portieri i kombëtares italiane

Top Channel