Pankina e Italisë, Capello ‘ngel në klasë’ Mancinin: Për mendimin tim është i skualifikuar
Antonio Conte është gjithnjë e më pranë kalimit në pankinën e kombëtares italiane. Shenjat që tregojnë këtë janë disa duke nisur nga fjalët e presidentit të Napolit, De Laurentiis e deri te ato të dy emrave të tillë si Abate dhe Malagò pa harruar këtu edhe një sërë konsideratash të tjera.
Sigurisht, fillimisht duhet mbyllur sa më mirë që të jetë e mundur, ky sezon i komplikuar për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme që ka detyruar Conten të ndryshojë lojtarë dhe sisteme loje, gjë që tregon edhe njëherë se ëshrë një prej trajnerëve me më shumë impakt në futbollin italian.
Napoli është 7 pikë prapa Interit dhe ka nga ata që mendojnë se do të fitojë sërish titullin dhe nuk ka dyshime se, ndonëse një arritje e tillë është shumë e komplikuar, mendimet e Contes janë të fokusuara vetëm te fundi i sezonit.
Por, është edhe klasikja ‘por’. Vetëm në një rast trajneri salentin qëndroi për më shumë se 2 sezone në të njëjtin klub dhe ai klub ishte Juventusi i tij të cilin e drejtoi në periudhën 2011-2014 me tre tituj radhazi të fituar. Përsa iu përket skuadrave të tjera, ka qëndruar vetëm 2 vjet.
Conte te Napoli, në qytet dhe skuadër ndihet mirë, por thirrja e kombëtares italiane është kaq e fortë, sa e çoi ate të hapej ndaj mundësisë së rikthimit të tij në pankinën e kaltër pa i lënë shumë hapësira diplomacisë në deklaratat pas ndeshjes. U largua i trishtuar në 2016 pasi humbi me penallti në çerekfinale të Evropianit të Francës kundër Gjermanisë me një skuadër që nuk ishte në lartësinë e atij niveli. Kjo gjë i mbeti brenda tij dhe gjithnjë ka deklaruar: ‘Herët a vonë do të kthehem’ dhe tashmë duket se ka ardhur dita
De Laurentiis që ia doli ta bindë të qëndrojë vitin e kaluar, e dinte që në fillim që mundësitë për të bërë ndryshime në pankinë në fund të këtij sezoni ishin shumë të mëdha dhe tani i ka idetë e qarta për kandidatët që mund të marrin vendin e Contes.
Sipas të përditshmes ‘Gazzetta Dello Sport’, një prej kandidatëve figuron të jetë Thiago Motta. De Laurentiis kishte menduar për te që pas sezonit të shkëlqyer me Bolognan, por në atë kohë braziliani preferoi Juventusin duke bllokuar një karrierë që ishte e destinuar të merrte fluturimin. Tani është i lirë me një dëshirë të madhe që të shfaqë idetë e tij. Por në mendjen e De Laurentiis është edhe Vincenzo Italiano, të cilin presidenti i Napolit nuk është një mister që e ka vlerësuar. Po kështu spikat edhe emri i Fabio Grossos, që po bën shumë mirë në këto dy sezone me pankinën e Sassuolos. Pra De Laurentiis ka nisur tashmë punën për zëvendësimin e Contes, gjithnjë nëse nuk ndodh ndonjë surprizë e madhe dhe e bindin trajnerin salentin që të qëndrojë në Fuorigrotta.
Top Channel