Arsenal mposhti Sportingun, Premier League, zyrtarisht me 5 skuadra në Ligën e Kampioneve
Sezoni aktual i Ligës së Kampioneve është në fazat e fundit dhe sytë janë hedhur nga sezoni 2026/2027 për skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.
Sipas projeksionit të Football Rankings, në këtë moment 4 skuadra e kanë të sigurt pjesëmarrjen e tyre në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm dhe bëhet fjalë për PSV Eindhoven që e ka fituar tashmë kampionatin holandez, Barcelonën, Bayernin e Mynihut dhe Arsenali.
Arsenali e siguroi vendin që mbrëmjen e së martës pas fitores me Sporting Lisbonë që bëri të Premier League të ketë zyrtarisht 5 skuadra në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Për Italinë, në listën e 36 skuadrave të kompeticonit bie në sy prania e Interi, Napolit, Milanit dhe Juventusit, pra nuk është Como edhe pse është 1 pikë sipër Zonjës së Vjetër. Por kjo, sepse Football Rankings nuk i referohet vetëm rezultateve të deritanishme të skuadrave, por edhe projeksioneve.
✅ 4/36 clubs qualified for the 2026/27 Champions League:
🇩🇪 Bayern Munich
🇪🇸 Barcelona
🏴 Arsenal 🆕
🇳🇱 PSV➡️ Updated Champions League Projections, with all the qualifying % chances at our Page (link in bio)! pic.twitter.com/ZwGIvKRYtz
— Football Rankings (@FootRankings) April 8, 2026
Top Channel