Ancelotti i mbyll dyert Italisë, rinovon me Federatën Braziliane deri në vitin 2030
Një djalosh 14-vjeçar u bë hero kombëtar në Bosnje. Quhet Afan Cizmic dhe luan me ekipet e të rinjve të Celik. Në Zenica, gjatë finales së playoffit për Botërorin kundër Italisë, e ndoqi ndeshjen nga ana e fushës, ishte një prej mbledhësve të topave në Bilino Polje.
Gjatë serisë së penalltive ishte ai që vodhi letrën e udhëzimeve për gjuajtësit e penalltive Donnarummës.
‘Gjatë gjithë ndeshjes mendoja si do të mund të ndihmoja idhujt e mi, ishte një sfidë e komplikuar. Në gjuajtjen e Tahirovic pashë portierin italian të shihte letrën dhe ta linte në kufijtë e zonës së penalltisë-tregon Afan- Hyra në fushë për ta marrë, ishte një zgjedhje instiktive dhe me zemër, pa menduar për pasojat dhe gjykimet. Doja të bëja diçka për vendin tim’.
Një gjest që e zemëroi jashtë mase Donnarummën.
‘Mendoi se fajtori ishte një stjuard, nisi të bërtasë kundër njërit prej tyre-vijon rrëfimin e tij Afan-nuk ishte në vete. Pastaj tentoi t’i griste letrën Vasilj, arbitri u detyrua të ndërhynte për ta ndalur. Nuk ishte i qetë, ja sepse nuk reagoi mirë ndaj penalltive tona. Është ndër portierëve më të mirë në botë, por në ato momente ishte shymë i zemëruar për të ruajtur përqendrimin’
Tashmë në Bosnje po flitet shumë për djaloshin i cili ka vendosur që letrën e famshme ta nxjerrë në ankand
‘Disa televizione lokale më intervistuan-shtoi Afan-me ndihmën e babait tim do të doja të nxirrja në ankand letrën e Donnarumma. Do të na pëlqente të mblidhnim fonde për t’i dhënë në bamirësi për fëmijët sidomos ata të prekur nga sëmundje, që kanë më shumë nevojë’
Top Channel