Zija Çela fiton “At Zef Pllumi” në Lezhë mes 38 autorëve, romani i saj “Koka mbi katror” vlerësohet si më i miri

07/04/2026 19:59

Në qytetin e Lezhë është zhvilluar edicioni i vitit 2026 i çmimit kombëtar në letërsi “At Zef Pllumi”, një vlerësim që jepet çdo vit nga Bashkia Lezhë me synim promovimin e krijimtarisë letrare në zhanre të ndryshme.

Juria e përbërë nga Ardian Ndreca, Evalda Paci dhe Agron Gashi ka shpallur fitues shkrimtarin Zija Çela për veprën “Koka mbi katror”. Fituesi i çmimit, Zija Çela, e cilësoi këtë vlerësim si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij letrare.

Ndërsa botuesi i veprës, Bujar Hoti, theksoi se çmime të tilla kanë një peshë të veçantë, pasi burojnë nga vlerësimi real i veprës dhe jo nga detyrimi institucional, duke e cilësuar Çelën si një nga emrat më të spikatur të letërsisë shqipe.

Në këtë edicion morën pjesë 38 autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të interesit për këtë konkurs letrar.

 

 

 

Top Channel