‘Jam më i lumtur tani sesa kur luaja futboll sepse kur arrin nivele të caktuara je një monstër, një makineri. Duhet të fshehësh emocionet e tua. Je aty vetëm për të fituar-kështu është shprehur Patrice Evra për suplementin sportiv të New York Times, ‘The Athletic’ teksa foli për vitet e përjetuara te Manchester United, luftën kundër racizmit, fyerjet e marra nga Luis Suarez edhe pse kanë kaluar 15 vjet.

I mbijetuar nga abuzimet seksuale të pësuara kur ishte 13 vjeç, Evra tregon se sa e vështirë është për futbollistët të shfaqen të brishtë përballë kolegëve të tyre. I lindur në Dakar nga baba kanadez dhe nënë nga Kepi i Gjelbër, ai jetoi një periudhë në Bruksel. Më pas familja e tij u transferua në Paris kur ai ishte ende i vogël.

‘Kam pasur një fëmijëri të vështirë-tregon Evra-aty formova karakterin tim’

Për një pjesë të madhe të karrierës së tij, Evra pohoi se u përpoq të shtypte ndjenjat e tij. Tha se është zbutur me kalimin e moshës, atësinë dhe takimin me bashkëshorten e tij, Margaux.

‘Ajo më çliroi pjesërisht nga maskilizmi im toksik-tregon Evra-më ndihmoi të jem më emotiv. Në fillim, për mua të qaje ishte dobësi’

Patrice Evra priti mbylljen e karrierës si futbollist që të fliste për abuzimet seksuale që pësoi

‘Kjo e sportit është një botë toksike-tha Evra-nuk mund të thuash as që je i trishtuar. Kam shumë miq që kanë vuajtur nga depresioni, por për mua do të ishte një luks. Nuk më lejohej as të isha me depresion’

Evra tregoi një episod gjatë një fluturimi me Juventusin, kur një futbollist nisi të qaje duke parë një film.

‘Kur ishim duke marrë bagazhet në aeroport, shokët thonin: ‘Trajner, do që të shkojmë në luftë nëse shoku ynë qan sepse shikon një film?’. Të gjithë qeshin. Patrice i sotëm do të mendonte: ‘Dreq, ndoshta është normale të qash kur shikon një film’. Por në botën e sportit nuk mund të hapesh. Nëse qan për çfarëdo lloj arsye, njerëzit nuk të respektojnë’-shtoi Evra

Por përsëri ka mbijetuar pak nga Evra ‘i vjetër’.

‘Futbollistët e sotëm ndihmohen shumë-pohoi ai-nëse ke një problem, nëse luan keq, është sepse nuk ndihesh mirë. Në kohët e mia nuk mund të thoje ‘nuk ndihem mirë’. Ndonjëherë ishte e nevojshme të përplaseshe me murin që të bëheshe më i fortë. Në fillim ishim futbollistë me kohë të plotë, jetonim dhe merrnim frymë me futbollin. Sot janë sportistë, modelë, punojnë ne botën e modës, janë politikanë, rapper…shumë shpërqendrime’.

Dhe ai nuk iu vë faj.

‘Por nuk do të ketë më futbollistë si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo që të luajnë për kaq shumë vjet në nivele kaq të larta-tha Patrice Evra.

Top Channel