Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Realit të Madridit në “Bernabeu”, duke triumfuar me rezultatin 1-2.

Sfida e luajtur në kryeqytetin spanjoll nisi menjëherë me spektakël, me bavarezët që tentuan të gjenin golin në fillim me Upamecanon. Kundërpërgjigja e madrilenëve nuk mungoi, të cilët iu afruan avantazhit me Vinicius dhe Mbappe.

Gjithsesi, katër minuta nga fundi i pjesës së parë, Gnabry gjeti të lirë Luis Diaz, me këtë të fundit që ndëshkoi Lunin.

Pjesa e dytë nisi ashtu siç u mbyll e para për bavarezët, të cilët shënuan dhe golin e dytë në minutën e 46’ me anë të Harry Kane, i cili ndëshkoi sërish Lunin.

“Los Blancos” u zgjuan dhe provuan disa herë për të rihapur lojën, me Mbappe që shënoi në minutën e 74’, duke sjellë drithërima në kampin gjerman.

Gjithsesi, ekipi i Kompany arriti të ruante rezultatin pjesën e mbetur të lojës, duke marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë dhe duke shkuar të qetë në të dytën, ndërsa Realit do t’i duhet një ‘remontada’ për të kaluar në gjysmëfinale.

REZULTATI:

Real Madrid 1-2 Bayern Mynih

Mbappe 74′ / Luis Diaz 41′, Kane 46′

RASTET KRYESORE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 1-2 të Bayern-it!

89′ Mbappe provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

74′ GOOOL REAL 1-2/ Alexander-Arnold hedh një top në zonë për Mbappe, goditja e të cilit kalon vijën fatale të portës. (Video)

66′ Mbappe provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por Neuer reagon në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin.

61′ Vinicius del i vetëm përballë Neuer, por tentativa e tij është për t’u harruar.

46′ GOOOL BAYERN 0-2/ Olise lë një top për Kane, i cili nga jashtë zone godet dhe e çon topin në rrjetë. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

41′ GOOOL BAYERN 0-1/ Luis Diaz merr një top brenda në zonë dhe me të djathtën tund rrjetën. (Video)

28′ Valverde pason për Mbappen, i cili brenda zonës godet me të djathtën dhe Neuer arrin ta ndalë sërish.

18′ Mbappe pason për Vinicius, me këtë të fundit që godet në hyrje të zonës me të djathtën, por Neuer reagon si duhet për t’i mohuar golin.

16′ Mbappe merr një top në zonë, por tentativa e tij ndalet nga Neuer.

9′ Kane lë një top në zonë për Upamecanon, i cili me portën thuajse bosh nuk godet si duhet dhe humb shansin për të kaluar në avantazh bavarezët. (Video)

1′ Starton sfida në “Santiago Bernabeu”!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel