Gjykata Administrative rrëzon Gentian Ndoin: Votimi i Joni Ketës në krye të BKH ishte i ligjshëm
Një 24-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesin e sotëm pas një aksidenti ndodhur në aksin Fier – Vlorë.
Nga të dhënat e mbledhura në vendngjarje dhe këqyrja e perimetrit të zonës ku ka ndodhur aksidenti, hetuesit kanë arritur në përfundimin paraprak se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
Sipas analizës së pikës së goditjes dhe vendit ku ka përfunduar automjeti, dyshohet se shpejtësia ka arritur rreth 220 kilometra në orë, çka konsiderohet tejkalim ekstrem i normave të lejuara.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza përfundimtare që do të përcaktojë me saktësi dinamikën e aksidentit.
Top Channel