Aaron Ramsey i thotë lamtumirë futbollit të luajtur, lojtari ‘i mallkuar’ var këpucët në gozhdë
Tani gjithçka bëhet më e vështirë sepse objektivat po veniten njëra pas tjetrës ashtu sikurse edhe siguritë. Dhe në këtë moment të vijnë në mendje fjalët e Gian Piero Gasperinit të thëna të shtunën e kaluar përpara ndeshjes së Romës me Interin.
‘Kjo është një skuadër që ka vlera, një bazë solide. Dëgjova kritika ndaj kërij grupi që mund të arrijë maksimumi vendin e pestë apo të gjashtë. Por kujdes se pa këta lojtare mund të jemi të 12 apo të 13’-ishin fjalët e trajnerit të Romës
Dhe pikërisht menjëherë pas humbjes në Milano, familja Friedkin vendosi të ndryshojë rrjedhën e gjërave, sidomos atyre që lidhen me bërthamën historike, atij grupi që përfaqëson bazën e skuadrës prej vitesh. Mesa duket pronarët e klubit me trajnerin nuk janë në sinkron mes tyre
Te drejtuesit e klubit verdhekuq, humbja e radhës në këtë sezon(e 11 në kampionat, e 15 në të gjitha kompeticionet), nuk është kapërdirë. Ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar pas humbjes me Como kur klubi vendosi për një rinovim të skuadrës që nuk u aplikua, ose të paktën jo ashtu sic ishte programuar. Por këtë herë, disfata në San Siro krijoi një bindje te Fridkien-ët; skuadra nuk është kompetitive, të paktën jo për objektivat e vendosura. Dhe tani për të dalë nga kjo gjendje u vendos që të fund të sezonit të bëhën ndryshime të dukshme dhe drastike duke modifikuar sidomos bërthamën e grupit. Emrat? Në Trigoria nuk i përmend askush, por është e lehtë te mendosh sidomos për lojtarë që përbëjnë shtyllën e grupit prej vitesh dhe për këtë arsye rinovimet e Mancini dhe Cristante janë lënë pezull ashtu sikurse edhe ato të Pellegrinit, Dybalës, Celik dhe El Sharaaëy
Por ka edhe probleme të tjera të rëndësishme. Duke nisur nga investimet e bëra që nuk kanë pasur rendimentin që pritej. Në dy sesionet e fundit të merkatos familja Friedkin shpenzoi 96.5 milionë euro që në qershor me siguri do të bëhen 121.5 milionë pas blerjes së parashikuar të kartonit të Malen. Por përvec holandezit, ëesley dhe pjesërisht Ghilardit, blerjet e tjera nuk respektuan pritshmëritë.
El Aynaoui mbetet një mister, Ziolkoëski e Vaz janë lojtarë të perspektivës që mund të shpërthejnë, lojtarët e huazuar (Bailey, Ferguson, Zaragoza e Tsimikas) nuk dhanë asgjë. E gjithë kjo bëri që Roma të eliminohet në mënyrë të parakohshme(në të dy rastet në 1/8 e finaleve) fillimisht në Kupën e Italisë e më pas në Europa League dhe tani ndjek nga larg zonën Champions me rrezikun që mund të mbetet jashtë zonës evropiane.
Për këtë arsye atmosfera në mbrëmjen e së premtes kur në Olimpico, Roma do të presë Pisan e vendit të fundit, pritet të jetë elektrike. Stadiumi është gati të shfaqë pakënaqësinë e tij si ndaj skuadrës ashtu si kundrejt trajnerit nga i cili tifozët prisnin një impakt tjetër dhe një aftësi ndryshe për të ndikuar te grupi dhe që ai të dinte të përmirësonte individualitetet. Pra, tifozët prisnin që Gasperini të bënte atë që bëri te Atalanta, por tani duhet të kapërdijnë humbje të papritura…
Top Channel