Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite.
Sipas informacioneve fillestare, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr, një prej tyre u ekzekutua nga policia dhe dy tjetër kanë mbetur të plagosur.
Siç raporton Hurriyet, dy oficerë policie u plagosën po ashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit. Në X janë publikuar video që dyshohet se tregojnë momentin e shkëmbimit të të shtënave me armë.
🔴 #CANLI İSRAİL KONSOLOSLUĞU ÖNÜNDE ÇATIŞMA https://t.co/4p4kqFvVcJ
— CNN TÜRK (@cnnturk) April 7, 2026
Këto janë pamjet nga konsullata izraelite e cila u sulmua sot me armë nga tre persona, një prej të cilëve mbeti i vrarë pasi policia iu përgjigj të shtënave.
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur përpara Konsullatës së Përgjithshme Izraelite në Turqi.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes Stambollin, ku pas një sulmi të armatosur në konsullatën izraelite, një person ka mbetur i vdekur dhe katërtë tjerë janë plagosur.
Top Channel