Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, tronditje globale e furnizimit me naftë, preket dhe Gjermania
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën Dagestan, njoftuan autoritetet ruse.
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në rajonin e Kaukazit, pranë kufirit të Rusisë me Azerbajxhanin, duke përmbytur fshatra të tëra dhe duke i kthyer ato në zona të ngjashme me liqene.
Dagestan declared a state of emergency on Saturday after heavy rainfall led to widespread flooding in the region. 🤲🤲🤲 pic.twitter.com/2FijuCNoVt
— DOAM (@doamuslims) April 6, 2026
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëme të mëdha infrastrukturore, ndërsa në një video shihet shembja e një pjese të një ndërtese shumëkatëshe në Makhachkala.
Sipas Komiteti Hetimor i Federatës Ruse, dy automjete u morën nga rrjedha e ujit, duke shkaktuar vdekjen e katër personave, mes tyre tre fëmijë. Ndërkohë, Ministria e Emergjencave e Rusisë konfirmoi edhe një viktimë tjetër si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Eyewitness footage captured the terrifying moment a building collapsed amid severe flooding in Makhachkala, Dagestan, Russia. At least three people were killed, and more than 5,000 residents were evacuated from four settlements after heavy rainfall caused widespread damage.… pic.twitter.com/KQQXb8R5eQ
— APT News (@APT__News) April 6, 2026
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se impiantet e trajtimit të ujërave të zeza kanë ndërprerë funksionimin për shkak të mungesës së energjisë elektrike, duke përkeqësuar situatën në zonat e prekura.
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke rritur rrezikun për përmbytje të tjera dhe dëme shtesë. Rajoni i Dagestanit ishte goditur edhe javën e kaluar nga përmbytje të forta, të cilat shkaktuan ndërprerje të gjera të energjisë dhe detyruan autoritetet të shpallnin gjendje të jashtëzakonshme.
Top Channel