Përfundon alarmi, rihapet ura që lidh Arabinë Saudite me Bahreinin

07/04/2026 10:52

Është rihapur lidhja e vetme rrugore mes Arabisë Saudite dhe Bahreinit, pasi ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie gjatë sulmeve ajrore iraniane.

Autoritetet kishin pezulluar qarkullimin në ‘Rruga e Mbretit Fahd’ si masë paraprake, për shkak të frikës nga mbeturinat e mundshme pas sulmeve ndaj objekteve energjetike në zonë.

Rreth pesë orë më vonë, u njoftua rihapja e urës, ndërsa autoritetet konfirmuan në rrjetet sociale se lëvizja e automjeteve kishte rifilluar normalisht.

Rruga e Mbretit Fahd është një korridor strategjik prej rreth 25 kilometrash, i përbërë nga një seri urash që lidhin dy vendet e Gjirit dhe shërben si nyja kryesore e transportit mes tyre.

Top Channel