Një autor u ekzekutua, dy të tjerë u plagosën/ Të armatosur qëlluan me plumba, çfarë ndodhi përpara Konsullatës së Izraelit në Turqi

07/04/2026 12:33

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur përpara Konsullatës së Përgjithshme Izraelite në Turqi.

Tre autorët të armatosur, kanë hapur zjarr duke plagosur dy policë. Një prej tyre u vra, ndërsa dy të tjerë u plagosën

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan përpara ndërtesës në Beshiktash ku ndodhet Konsullata Izraelite. Ekipe të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Motivi i ngjarjes vijon të mbetet enigmë, teksa as shtetësia e autorëve po ashtu nuk bëhet e ditur.

Ministri i Drejtësisë Akın Gürlek ka reaguar për ngjarjen:

“Lidhur me raportimet për të shtëna me armë rreth Konsullatës Izraelite në lagjen Beshiktaş të Stambollit, janë caktuar një zëvendëskryeprokuror dhe dy prokurorë publikë, prokurorët tanë publikë kanë filluar hetimet e tyre”.

Top Channel