Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet që çon në det lumi Shkumbin

07/04/2026 16:28

Qindra persona e disa mjete kanë nisur punë për pastrimin e ndotjes katastrofike që kanë sjellë prurjet e Lumit Shkumbin.

Por pavarësisht aksioneve te pastrimit, situata ndotjes së mjedisit nga mbetjet urbane në Shqipëri mbetet problematike dhe e vështirë për t’u zgjidhur përfundimisht.

Sipas prefektit të Tiranës 20 km vijë bregdetare në territorin e saj, jo vetëm do të pastrohen dhe ruhen, por edhe do të kthehen në plazh publik për t’ua vënë në dispozicion pushuesve.

Top Channel