Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, Balla: Do iu njoftoj kur të kem vendim. Braçe për Tiranën? Ende herët
Pas përfundimit të mbledhjes në Konferencën e Kryetarëve, Gazment Bardhi ka dhënë një prononcim për mediat, ku deklaroi se sipas tij mazhoranca po pengon punën e opozitës për të kryer kontroll parlamentar.
Demokrati u shpreh se ka dëgjuar shpesh herë kryeministrin që të thotë se opozita po pengon procesin e integrimit, ndërsa theksoi se është mazhoranca ajo që po e bën këtë gjë.
“Bëhet kërkesa e pestë për ngritjen e komisionit hetimor. Kam dëgjuar shpesh përrallat e kryeministrit se po pengohet integrimi nga opozita. Është mazhoranca që po bën çdo gjë për ta vonuar procesin e integrimit.
Janë dhjetëra interpelanca që janë refuzuar. Flasim për pengim të integrimit, ai pengohet kur institucione si Kuvendi shndërrohen në fasadë të qeverisë dhe nuk funksionojnë sipas standardeve demokratike dhe evropiane. Pengohet integrimi kur në vend që të lejohet të bëjë punën e vet, ngrenë kartonin e kuq për të penguar drejtësinë. Autori i vetëm është Edi Rama dhe mazhoranca e këtij vendi.
Cili është roli ynë në Kuvend? Ne pengohemi në çdo të drejtë që na njeh Kushtetuta. Po flasim për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit“, tha ai.
Top Channel