Ndeshja mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit sjell në fushë një nga ekipet kryesore pretendente për të fituar trofeun e Ligës së Kampioneve, “Topçinjtë”.

Arsenali ka dominuar fazën e grupeve, duke përfunduar në vendin e parë me sukses të plotë: 9 fitore dhe vetëm 1 barazim në edicionin aktual, pa asnjë humbje të regjistruar.

Sporting Lisbonë nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë, edhe pse historia nuk i favorizon portugezët. Kjo është përballja e 10-të mes ekipeve portugeze dhe atyre angleze në çerekfinale, ku Arsenali ka kaluar në të gjitha ndeshjet e mëparshme dyfishe.

Takimi pritet të jetë një duel i fortë dhe i hapur, me të dyja skuadrat që kërkojnë të tregojnë karakterin e tyre në skenën europiane.

LIVE:

Sporting 0-0 Arsenal

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel