Izraeli paralajmëron iranianët të mos udhëtojnë me tren, duke thënë se kjo “rrezikon jetën tuaj”.
Të hënën, Donald Trump kërcënoi me “shkatërrim të plotë” të infrastrukturës iraniane, duke paralajmëruar se SHBA mund ta godasë Iranin “brenda një nate”.
Trump i ka dhënë Iranit një afat deri në orën 20:00 EDT të së martës (00:00 GMT / 01:00 BST të mërkurën) për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Por afatet e tij kanë ndryshuar edhe më parë.
Ndërkohë, Irani thotë se ka refuzuar zyrtarisht një propozim të SHBA për armëpushim, raportojnë mediat shtetërore – duke publikuar njëkohësisht një listë kërkesash.
10:52 Përfundon alarmi, rihapet ura që lidh Arabinë Saudite me Bahreinin
Është rihapur lidhja e vetme rrugore mes Arabisë Saudite dhe Bahreinit, pasi ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie gjatë sulmeve ajrore iraniane.
Ushtria izraelite tha se kishte goditur një tjetër strukturë petrokimike në Iran të hënën në mbrëmje, duke thënë se ishte “një nga të paktat struktura të mbetura” që përdoren për të prodhuar materiale për raketa balistike.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i paaftë për të ushtruar detyrat e tij, sipas një memoje diplomatike të cituar nga The Times.
11:32 Sulme me dronë gjatë natës në Liban, të paktën tetë të vrarë
Në Liban, të paktën tetë persona u vranë në sulme ajrore dhe me dronë gjatë natës, raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e vendit.
Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se mbi 14 milionë iranianë janë shprehur të gatshëm të sakrifikojnë jetën në mbrojtje të vendit, në rast të një pushtimi tokësor nga SHBA ose Izraeli.
Kriza aktuale energjetike, e shkaktuar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, është më e rrezikshme se çdo krizë e mëparshme, tha Fatih Birol, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), në një intervistë për gazetën Le Figaro.
08:26 Sulmi ajror iranian në bazën ushtarake të Kuvajtit, pesëmbëdhjetë amerikanë u plagosën
Agjencia amerikane e lajmeve CBS raportoi se “15 amerikanë” u plagosën në një sulm me dron iranian në bazën ajrore Ali Al Salem në Kuvajt gjatë natës, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.
08:10 Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Mos përdorni trenat, jeni të rrezikuar
Ushtria izraelite u bëri thirrje qytetarëve në Iran të shmangin udhëtimin me tren dhe qëndrimin pranë linjave hekurudhore, duke paralajmëruar për rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e tyre.
Forcat e armatosura të Iranit i’u përgjigjën deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar ato si “retorikë arrogante” dhe “kërcënime të pabaza”, ndërsa tensionet mes dy vendeve vijojnë të përshkallëzohen.
07:23 Donald Trump kërcënon Iranin me bombardime masive: Mund ta shtypim brenda një nate
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin për një përshkallëzim të menjëhershëm ushtarak, duke deklaruar se SHBA mund ta “shtypë” vendin brenda një nate, nëse nuk ka një marrëveshje për paqe.
Top Channel