“Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë
Një problem teknik ka prekur misionin hapësinor Artemis II, pasi tualeti në kapsulën Orion ka dalë jashtë funksionit, duke lënë astronautët pa një sistem normal higjienik gjatë kthimit në Tokë.
Sipas NASA-s, defekti është konfirmuar në ditën e gjashtë të misionit 10-ditor. Në bord ndodhen astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe kanadezi Jeremy Hansen.
Për shkak të këtij problemi, ekuipazhi është detyruar të përdorë pajisje alternative, të ngjashme me pelena, si dhe një sistem rezervë të quajtur “Collapsible Contingency Urinal”, i projektuar për raste emergjente.
NASA bëri të ditur se aktualisht tualeti mund të përdoret vetëm pjesërisht.
Kjo nuk është hera e parë që shfaqen probleme të tilla gjatë këtij misioni. Që nga nisja më 1 prill nga Qendra Hapësinore Kennedy, janë raportuar disa defekte, përfshirë bllokimin e tubave nga akulli.
Në rast se sistemi dështon plotësisht, astronautët mund të detyrohen të përdorin metoda më të vjetra, si qese të posaçme për mbledhjen e mbetjeve, të ngjashme me ato të përdorura gjatë misioneve Apollo.
Misioni Artemis II pritet të përfundojë më 10 prill, kur kapsula të ulet në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë.
Top Channel