LIVE/ Orët e fundit para skadimit të afatit të Trump për Iranin: Ju shtyp brenda natës. Izraeli mesazh iranianëve: Mos përdorni trenat sot. The Times: Khamenei në gjendje të rëndë
Kriza aktuale energjetike, e shkaktuar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, është më e rrezikshme se çdo krizë e mëparshme, tha Fatih Birol, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), në një intervistë për gazetën Le Figaro.
“Bota nuk ka përjetuar kurrë një ndërprerje në zinxhirin global të furnizimit me energji në këtë shkallë”, theksoi Birol, duke paralajmëruar se vendet evropiane, Japonia dhe Australia do të vuajnë pasojat, por vendet në zhvillim janë më të rrezikuarat, për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit, si dhe pasojave në ushqime dhe inflacion.
Shtetet anëtare të IEA-s kanë vendosur muajin e kaluar të lirojnë rezervat strategjike të energjisë, një pjesë e të cilave tashmë është përdorur për të zbutur ndikimin e krizës. Procesi i lirimit po vazhdon në mënyrë të koordinuar.
Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror në botë, është bllokuar pothuajse plotësisht nga Irani si përgjigje ndaj sulmeve izraelite dhe amerikane, duke shkaktuar rritje dramatike të çmimeve globale të energjisë.
Top Channel